×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    BE paralajmëron për mungesë të furnizimit me karburant për avionë

    Reporteri
    13 Maj 2026 | 19:26

    Komisioneri i Energjisë i Bashkimit Evropian, Dan Jorgensen, deklaroi të mërkurën se aktualisht nuk ekziston një kërcënim i menjëhershëm për furnizimin me karburant për avionë, por paralajmëroi se një mungesë afatgjatë nuk mund të përjashtohet.

    Duke folur para gazetarëve, Jorgensen tha se situata do të varet nga zhvillimet e luftës së Iranit dhe tensionet në Ngushticën e Hormuzit, si edhe nga reagimi i kompanive ajrore. Ai përmendi se disa operatorë, përfshirë grupin gjerman që zotëron Lufthansa, kanë anuluar një numër të madh fluturimesh.

    Sipas tij, Bashkimi Evropian “nuk ka arritur ende” në pikën e mungesës së karburantit për avionë, por Komisioni Europian do të nisë diskutime me shtetet anëtare për mënyrën se si mund të përballohet situata.

    Lufta e Iranit ka ndikuar ndjeshëm në tregjet energjetike, duke bërë që çmimi i karburantit për avionë të dyfishohet në disa tregje që nga fundi i shkurtit.

    “Në të vërtetë, kjo nuk është një krizë energjitike. Kjo është një krizë e karburanteve fosile”, deklaroi Jorgensen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!