Turqia është goditur sot nga dy tërmete të fuqishme, sipas faqes EMSC.

Tërmeti i parë me magnitudë 6.2 shkallë është ndjerë rreth orës 12:49 në Stamboll, derisa një tjetër në shkallë 5.5 në orën 13:02 minuta, shkruan Reporteri.net.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në rajonet tjera rreth Marmarasë.

Reklamë

Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët të cilët kanë dalë nga banesat dhe vendet e punës.

Nuk ka raportime për të lënduar deri më tani.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe disa pamje:

https://twitter.com/SZmedya/status/1914984014512898453?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1914984014512898453%7Ctwgr%5Ea7e54b1e6d3e28166b1c8dda547e78817c85c8ad%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Furl%3Dhttps%3A%2F%2Ftwitter.com%2FSZmedya%2Fstatus%2F1914984014512898453