Një sulm ka ndodhur paraditen e së enjtes në një sinagogë në Manchester. Policia ka konfirmuar dy viktima.
Në rrjete sociale tashmë janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur policia qëllon në drejtim të të dyshuarit.
Policia thotë se gjendja e të dyshuarit nuk mund të konfirmohet për shkak të “objekteve të dyshimta që kishte me vete”, ndërkohë që një njësi për çaktivizimin e bombave ndodhet në vendngjarje.
“Një person i tretë, një burrë që besohet të jetë autori, u qëllua nga oficerët e armatosur të GMP dhe gjithashtu mendohet të jetë i vdekur.”
Gjithashtu u bë e ditur se në gjendje të rëndë janë edhe tre qytetarë.
“Një numër i madh njerëzish që po kryenin ritualet fetare në sinagogë në momentin e incidentit u mbajtën brenda derisa zona u sigurua, por që prej asaj kohe janë evakuuar,” thanë policia.
/Reporteri.net/

