Danimarka ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje për blerjen e raketave të saj të para me saktësi të lartë dhe rreze të gjatë veprimi, me qëllim forcimin e mbrojtjes dhe mbrojtjen ndaj një agresioni të mundshëm rus.

Ministri danez i Mbrojtjes, Jeppe Bruus, deklaroi se sistemet e reja të raketave do t’i mundësojnë Danimarkës të godasë objektiva pas vijave të armikut në rast sulmi.

“Ne ndodhemi në një situatë sigurie serioze dhe në përkeqësim, prandaj po forcojmë mbrojtjen dhe kapacitetet tona luftarake,” tha Bruus.

Reklamë

Ministri i Mbrojtjes nuk zbuloi se sa raketa janë porositur dhe as se sa do të paguajë Danimarka për to.

Ambasada ruse në Kopenhagë e dënoi vendimin danez, duke pretenduar se ai është i drejtuar kundër Moskës.

Danimarka kishte njoftuar blerjen e armatimeve me rreze të gjatë veprimi që vitin e kaluar, si përgjigje ndaj kërcënimit ushtarak rus ndaj Evropës. Vendi nordik tani ka rënë dakord të blejë raketa “Anthem” nga kompania amerikane e mbrojtjes “Covenant” të prodhuara në Gjermani, si dhe raketa “Joint Strike Missile” nga kompania norvegjeze “Kongsberg”, të destinuara për avionët luftarakë danezë F-35.