×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Dërgimi i ushtarëve shtesë nga ShBA, Kryetari i Parlamentit të Iranit: Mos e vini në provë vendosmërinë tonë për të mbrojtur tokën

    Reporteri
    25 Mars 2026 | 11:55

    Irani po monitoron nga afër të gjitha lëvizjet e SHBA-së në rajon, “veçanërisht dislokimet e trupave,”, ka deklaruar Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

    Deklarata vjen pas raportimeve se presidenti amerikan, Donald Trump, miratoi dislokimin e më shumë se 1 mijë ushtarëve shtesë në Lindjen e Mesme, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    “Ajo që gjeneralët kanë prishur, ushtarët nuk mund ta rregullojnë; përkundrazi, ata do të bien viktimë e iluzioneve të Netanyahut”, Ghalibaf në një postim në X.

    “Mos e vini në provë vendosmërinë tonë për të mbrojtur tokën tonë”, ka deklaruar Ghalibaf. /Reporteri.net

    Sky News: Trump miraton dërgimin e më shumë se 1 mijë ushtarëve shtesë në Lindjen e Mesme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!