Në qershor të vitit 2016 u raportuar se lideri i Shtetit Islamik – ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë një aksioni nga ajri. Por pas tre vitesh kjo po del të jetë e pavërtetë.
Kreu i Shtetit Islamik së fudnmi është shfaqur në një video të postuar në internet.
Njeriu me mjekër me paraqitjen e Bagdadit ulet me këmbë në dysheme pranë një mitralozi dhe jep një fjalim prej 18 minutash në pamjet, që është në proces të verifikimit nga Sky News, transmeton Reporteri.net.
Nëse burri është Bagdadi, kjo është paraqitja e tij e parë në një video të ISIS në pesë vjetët e fundit.
Ai thotë se ai do të kërkojë hakmarrje për ata që ishin vrarë ose burgosur në luftën kundër grupit të tij.
5) There is serious danger not only to the fact that Baghdadi, #ISIS’ so-called Caliph, is still alive–but also that he is able to reemerge to his supporters and reaffirm the group’s us-vs-the-world message after all the progress made against the group. pic.twitter.com/BbqFGM78O8
— Rita Katz (@Rita_Katz) April 29, 2019
Ai pranon se ISIS ka humbur betejën në Baghouz, bastionin e fundit gjeografik të grupit terrorist që ra në mars.
Videoja, e cila është publikuar në prill të këtij viti, u postua në internet nga rrjeti i medias së Al Furqanit të Shtetit Islamik.
Në video, ai lavdëron ata që qëndrojnë pas sulmeve të Sri Lankës, të cilët pretendonin se po vepronin si pjesë e ISIS, gjë që sugjeron që pamjet duhet të jenë filmuar kohët e fundit./Reporteri.net/.