Një burrë me emrin Aleksandër u shpëtua strofulli i një ariu, ku kishte qëndruar për një muaj.
Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në rajonin rus Tuva, ku ariu fillimisht këtij njeriu fatkeq ia kishte thyer shpinën, dhe më pas e kishte gjuajtur tek strofulli i tij për ta ruajtur si vakt të mëtutjeshëm, transmeton Reporteri.net.
Man 'looking like a mummy' is rescued after spending a MONTH in a bear den in Russia https://t.co/dioDT7E6DC
— Daily Mail Online (@MailOnline) June 26, 2019
Megjithatë, ai ishte me fat, sepse u gjet nga qentë e gjuetisë pas një muaji qëndrim në strofullin e ariut. Në momentin kur u gjet, ai dukej plotësisht si mumie. Menjëherë u dërgua në spital, ku raportohet se po lufton për jetë.
Ai ka rrëfyer se ka pirë urinën e tij për të shpëtuar, dhe është shprehur i habitur se si nuk është vrarë.
Mjekët vendorë thonë se nuk mund të shpjegojnë se si ky njeriu kishte arritur t’u mbijetojë këtyre plagëve të mëdha. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=KZEHKLxBOEs