Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përkujtuar përvjetorin e tentim grusht-shtetit.
Erdogan tha se askush nga ata që tentuan të përfitojnë nga grusht-shteti nuk mbetën fitues.
“Askujt që tentoi të kryejë grusht shteti nuk i ngeli përfitim dhe, me lejen e Zotit, as në të ardhmen nuk do t’u ngelet. Asnjë rrjet i tradhtarëve, asnjë organizatë terroriste nuk do të mund ta rrënojë unitetin, solidaritetin dhe vëllazërinë në Turqi”, tha Erdogan.
Ai thekson se natën e 15 korrikut ata që tentuan ta varrosin Turqinë, Allahu ua shkatërroi kurthet e tyre.
“Natën e 15 Korrikut, deshën ta varrosin Turqinë në errësirë, por dështuan. Allahu shkatërroi kurthet e tyre”, tha Erdogan.
Recep Tayyip Erdogan në fund tha se vendi i tij do të jetë më i sigurt nga 20 prilli i vitit të ardhshëm./Reporteri.net/