×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Ankara

    Dhurata e çuditshme, Erdogan u jep pistoleta të personalizuara dhe kuti me municione liderëve në samitin e NATO-s

    Reporteri
    09 Korrik 2026 | 9:33

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u dhuroi udhëheqësve në samitin e NATO-s në Ankara një dhuratë të pazakontë – pistoleta dhe një kuti me municione luftarake.

    Një zëdhënës i qeverisë gjermane i tha DPA-së të mërkurën se revolveri i Merz-it i ishte dorëzuar ambasadës gjermane për t’iu nënshtruar procedurës ligjore të importit dhe më pas ishte përfshirë në mbledhjen e dhuratave zyrtare.

    Kryeministri britanik Keir Starmer u tha më herët gazetarëve në fluturimin për në shtëpi se Erdogan u kishte dhënë të gjithë udhëheqësve në samit të njëjtën dhuratë, me secilën armë të gdhendur me emrin e marrësit, raportuan The Guardian dhe Association Press.

    Sipas këtyre raportimeve, Starmer e la revolen e tij në Turqi për t’u çaktivizuar, megjithëse Erdogan bashkëngjiti një dokument që hiqte dorë nga kufizimet e eksportit. Importimi i armës në Mbretërinë e Bashkuar, në fakt, do të shkelte ligjet strikte të armëve të zjarrit të Mbretërisë së Bashkuar.

    Zyra e Presidentit turk nuk i është përgjigjur ende një pyetjeje nga agjencia DPA në lidhje me dhurimin e armëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!