Sulmet në bazat amerikane të kryera nga forcat e Gardës Revolucionare iraniane natën e 7 dhe 8 Janarit përdorën raketa të tipit Fateh 110, njoftojnë mediat e huaja.
Ndërkohë në media janë publikuar pamjet e para pas sulmit ajror të bazës Al-Asad që është pozicionuar nga Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Irak. Ende nuk ka konfirmime zyrtare se këto janë fotografi autentike, transmeton Reporteri.net.
Përndryshe, gjenerata e parë e raketave Fateh-110 u testua në shtator të vitit 2002, dhe menjëherë pas kësaj filloi prodhimi masiv. Gama e parë e raketave ishte 200 km, dhe me gjeneratën e dytë të raketave në 2004, rrezja u rrit në 250 km. Raketa e gjeneratës së tretë, e prezantuar në vitin 2010, ka një gamë prej 300 km, dhe gjenerata e katërt Fateh 110 (2012) përmirësoi saktësinë.
https://twitter.com/Bilesa_Shaweys/status/1214708265935867910
Këto raketa janë prodhuar me licencë në Siri, me emrin Sirian që është M-600. Fatih 110 u përdor edhe gjatë luftës në Siri në vitet e kaluara.
Kujtojmë, disa sulme në bazat amerikane në Irak kanë ndodhur mbrëmë. Sulmi i parë në bazën e Al Asadit ndodhi në mesnatë, në të njëjtën kohë që Kasem Suleimani u vra pranë aeroportit irakian të Premten e kaluar. Sulmi i dytë ndodhi disa orë më vonë në bazën e Ibril.
Irani ka njoftuar më parë se do të kërkojë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Kasem Suleimanit. /Reporteri.net
https://twitter.com/Bilesa_Shaweys/status/1214724212369301505
https://twitter.com/Bilesa_Shaweys/status/1214724212369301505