×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Francë: Vetura bie në përrua, vdesin pesë të rinj të moshës 17-21 vjeç

    Reporteri
    03 Maj 2026 | 15:36

    Pesë të rinj vdiqën në një aksident të rëndë trafiku në Francë. Makina u rrëzua 25 metra në një përrua dhe shpërtheu në flakë. Viktimat ishin midis 17 dhe 20 vjeç, sipas zjarrfikësve.

    Pesë të rinj kanë vdekur, si pasojë e një aksidenti të rëndë, i cili ndodhi në juglindje të Francës.

    Siç njoftoi BFM TV, duke cituar zjarrfikësit, automjeti kishte shpërthyer në flakë pas aksidentit. Kur mbërritën shërbimet e emergjencës, ai ishte tashmë në flakë, raportoi “Le Dauphiné libéré”.

    “Një automjet me pesë të rinj nga rajoni i Rhône doli nga rruga dhe u përplas në një përrua rreth 25 metra të thellë”, thanë autoritetet. Shoferi kishte humbur më parë kontrollin e makinës, transmeton albinfo.ch.

    Sipas departamentit të zjarrfikësve, pasagjerët ishin midis 17 dhe 20 vjeç. 42 zjarrfikës shkuan me nxitim në vendin e aksidentit, përfshirë specialistë për parandalimin e rreziqeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!