Një turmë e madhe njerëzish në kryeqytetin e Irakut, Bagdad mori pjesë në funeralin e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, i cili u vra në një sulm ajror nga ushtria amerikane të enjten.


Soleimani ishte udhëheqësi i operacioneve të Iranit në Lindjen e Mesme dhe shteti iranian u zotua për hakmarrje për vdekjen e gjeneralit.

Reklamë

Sot ishe një ditë zie kombëtare, në Irak. Trupi i gjeneralit do të kthehet në Iran, ku do të varroset në qytetin e tij të lindjes.

Përpos Soleimanit, njerëzit mbajnë zi edhe për vdekjen e Abu Mahdi al-Muhandis, një irakian i cili komandonte grupin e mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah dhe drejtonte në mënyrë efektive njësitë e Mobilizimit Popullor.

Ndërsa marshonin rrugës, turma thërriste njëzëri: ‘Vdekje për Amerikën’ dhe ‘Amerika është Satanai i Madh’.

Reklamë