Shefi i diplomacisë gjermane Johann Wadephul ka bërë thirrje nga Zagrebi për përshpejtimin e zgjerimit të BE-së me shtetet ballkanike.
“Pranimi i suksesshëm i Kroacisë në Bashkimin Europian ka treguar se si gatishmëria për reforma, këmbëngulja dhe guximi mund ta ndryshojnë një vend kandidat si dhe të hapen perspektiva të reja për njerëzit e thjeshtë. Ne e konsiderojmë procesin e zgjerimit si të domosdoshëm, por se atij duhet t’i paraprijnë reformat e brendshme të BE-së. Është thelbësore që BE-ja ta përmbushë misionin e saj me Ballkanin Perëndimor që ky rajon të mos kthehet në epokën e nacionalizmit. Ne do të vuajmë më shumë nga pasojat afatgjata nëse zgjerimi nuk ndodh. Prandaj, duhet që të sigurohemi që ky proces tani të përparojë me shpejtësi.”
Ministri i jashtëm kroat Grlić Radman theksoi rolin kyç të vendit të tij në procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE.