×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Gjykata Kushtetuese e Francës bllokon ndalimin e rrjeteve sociale për nën 15-vjeçarët

    Reporteri
    14 Gusht 2026 | 22:06

    Gjykata Kushtetuese e Francës ka bllokuar ligjin që ndalonte aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, duke e konsideruar atë në kundërshtim me garancitë kushtetuese, përfshirë lirinë e shprehjes.

    Në vendimin e saj, Gjykata argumenton se zbatimi i ndalimit do t’i detyronte edhe të rriturit të provonin moshën për të aksesuar platformat online.

    Sipas saj, ligji nuk përcaktonte qartë kushtet dhe kufijtë e këtij verifikimi, duke mos ofruar garanci të mjaftueshme ligjore për mbrojtjen e të drejtave themelore.

    Ligji ishte miratuar nga Parlamenti francez dhe synonte të ndalonte përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 15 vjeç. Franca do të bëhej vendi i parë europian me një kufizim të tillë, pas Australisë, e cila në dhjetor të vitit 2025 vendosi ndalimin e aksesit në disa platforma për të miturit nën 16 vjeç.

    Pallati Élysée ka bërë të ditur se presidenti Emmanuel Macron mbetet i vendosur që reforma të hyjë në fuqi përpara pranverës së vitit 2027, ndaj ka urdhëruar kryeministrin të rishohë projektligjin dhe të përfshijë shqetësimet e gjyqtarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!