Grupi i armatosur Hamas, me bazë në Rripin e Gazës, ka lëshuar një deklaratë lidhur me luftën dhe bllokadën e vazhdueshme të territorit nga Izraeli.

Në përmbledhje, Hamas shpreh gatishmërinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshin:

Tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, hapjen e pikave kufitare dhe nisjen e procesit të rindërtimit.

Reklamë

Formimin e një administrate kombëtare të pavarur të teknokratëve për menaxhimin e çështjeve të përditshme të rajonit.

Shkëmbimin e të burgosurve, duke liruar të gjithë të burgosurit izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë, si pjesë e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës.

Hamasi shton se krimet e okupacionit kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe botës. Grupi kërkon nga Organizata e Kombeve të Bashkuara veprim urgjent për të ndaluar gjenocidin dhe dëbimin e detyruar të popullsisë.

Deklarata gjithashtu thekson se targetimi i qëllimshëm i sektorit mjekësor është krim lufte, ndërsa bllokada dhe uria e civilëve përbëjnë një politikë sistematike brenda një plani gjenocidi. Hamasi akuzon Izraelin për shkatërrim sistematik të qytetit të Gazës si pjesë e një akti kriminal të gjenocidit dhe pastrimit etnik.