I dyshuari për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk është arrestuar tashmë, kanë konfirmuar organet e rendit dhe sigurisë. Guvernatori i Utah, Spencer Cox ka thënë se i dyshuari është 22-vjeçari, Tyler Robinson.
Siç raporton CNN, ai është identifikuar nga babai i tij, pas fotove që publikoi FBI mbrëmë, përcjell Reporteri.net.
Ai i ka kërkuar të birit të dorëzohet.
“Ai gjithashtu kontaktoi një pastor për ndihmë. Pastori kontaktoi Shërbimin e Marshalëve të SHBA-së, të cilët më pas e arrestuan të dyshuarin”, raporton CNN./Reporteri.net
Trump thotë se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk