Iraku mori “një mesazh verbal zyrtar” nga Irani menjëherë pas mesnatës para sulmeve që ky shtet do të kryente ndaj tri bazave ajrore amerikane në këtë shtet.


Kjo u konfirmua përmes një deklarate nga kryeministri i Irakut, Adil Abdul Mahdi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

“Pak pas mesnatës së së Mërkurës 8/1/2020, morëm një mesazh verbal zyrtar nga Republika Islamike e Iranit se përgjigja iraniane ndaj vrasjes së dëshmorit Qassem Soleimani kishte filluar ose do të fillonte shpejt, dhe se sulmi do të përqendrohej në vendndodhjen e ushtrisë amerikane në Irak pa dhënë vendndodhjen e saktë”, thuhet në deklaratë.

Reklamë

Abdul Mahdi tha se sapo Iraku mori këto informacione nga pala iraniane, ata paralajmëruan udhëheqësit ushtarakë irakenë “të marrin masat e nevojshme”.

Raketat goditën Irakun mes orës 1:45 dhe 2:15 të mëngjesit lokal, sipas një deklarate të mëparshme të lëshuar nga ushtria irakene. /Reporteri.net