×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani, i gatshëm të rihapë Ngushticën e Hormuzit

    Reporteri
    22 Shtator 2026 | 16:32

    Irani mund të rihapë ngushticën e Hormuzit brenda javës nëse Shtetet e Bashkuara lehtësojnë presionin ushtarak dhe heqin bllokadën ndaj porteve të vendit.

    Deklarata u bë nga një zyrtar i lartë i cili tha se detajet mund të diskutohen gjatë asamblesë së përgjithshme të OKB në Nju Jork ku kanë mbërritur delegacioni iranian i kryesuar nga presidenti Masud Pezeshkian.

    Nuk është e qartë se si do të funskiononte në praktikë rihapja e ngushticës.

    Deri më tani nuk ka një takim të planifikuar mes zyrtave të delegacionit iranian dhe presidentit amerikan Trump gjatë punimeve të asamblesë edhe pse Sekretari i Shtetit Rubio tha se SHBA mbetet e hapur për të diskutuar.

    Por mes shanseve të reja për diplomaci çmimet e naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare ranë nën 100 dollarë për fuçi.

    Vetëm pak ditë më parë Irani tha se ishte informuar se SHBA po përgatiteshin të rinisnin operacionet ushtarake me mbështetjen e vendeve të rajonit dhe paralajmëroi se kjo do të çonte në hakmarrjen e Teheranit pa kufizime dhe konsiderata.

    Ndërkohë situata mbetet e ndezur edhe mes Arabisë Saudite dhe zonave të kontrolluara nga rebelët Huthi në Jemen ku raportohet për sulme të vazhdueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!