×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani paralajmëron: Hormuzi nuk rihapet derisa SHBA të ndalë ndërhyrjet

    Reporteri
    30 Korrik 2026 | 13:39

    Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për aq kohë sa vazhdojnë “kërcënimet” dhe “ndërhyrjet” e SHBA-së ndaj lundrimit në rajon, disa orë pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte goditur dhjetëra objektiva të IRGC-së në Iran.

    “Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet për aq kohë sa vazhdojnë retorika e tepruar, kërcënimet nga zyrtarët amerikanë dhe ndërhyrjet e tyre në lëvizjet detare në rajon”, tha IRGC në një deklaratë të publikuar në Telegram.

    Irani pretendon se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e tij dhe shpesh ka sulmuar anije që nuk u përmbahen udhëzimeve të tij.

    “Ngushtica e Hormuzit është territori ynë dhe marinarët e guximshëm të Marinës së IRGC-së e kontrollojnë atë me vendosmëri. Asnjë i huaj që ka ardhur nga mijëra kilometra larg nuk do të lejohet të ndërhyjë”, tha IRG.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!