Një kamerë që ndodhej afër vendit të rrëzimit të avionit urainas në Iran, kapi momentin e tmerrshëm të aksidentit ku mbetën të vdekur 176 persona. 


Në pamje shihet se si Toka ndriçohet së pari, dhe pak më vonë shihet shpërthimi i madh që hedh çdo gjë në ajër, transmeton Reporteri.net.

Kujtojmë se të Mërkurën, të gjithë 176 pasagjerët dhe ekuipazhi u vranë pas rrëzimit të avionit ukrainas.

Reklamë

Avioni po dilte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Imam Khomeini” në kryeqytetin iranian kur njëri prej motorëve u përfshi nga zjarri, tha zëdhënësi i Departamentit të Transportit iranian, Kasim Biniyaz.

Piloti humbi kontrollin e avionit të rrëzuar, shtoi më tutje ai.

Kjo fatkeqësi ndodhi në natën kur Irani me një sërë raketash balistike goditi bazat ajrore amerikane në Irak. /Reporteri.net