×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kina: Bllokada e rrezikshme dhe e papërgjegjshme e ShBA-së do të përkeqësojë tensionet

    Reporteri
    14 Prill 2026 | 11:28

    Ministria e Jashtme e Kinës ka dënuar bllokadën e SHBA-së ndaj porteve iraniane si “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

    Bllokada hyri në fuqi të hënën, një ditë pasi bisedimet e paqes mes SHBA-së dhe Iranit dështuan në Pakistan.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, paralajmëroi se bllokada vetëm sa do të “përkeqësojë tensionet dhe do të minojë marrëveshjen tashmë të brishtë të armëpushimit”.

    “Ky është një veprim i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm”, tha Jiakun në një konferencë për shtyp.

    Jiakun tha se raportimet që Kina po përgatitej të dërgonte sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Iran ishin “plotësisht të fabrikuara”.

    Këto raportime nxitën presidentin amerikan Donald Trump të kërcënojë me vendosjen e një tarife prej 50% ndaj mallrave kineze nëse ajo do t’i ofronte ndihmë ushtarake Teheranit.

    “Nëse SHBA këmbëngul ta përdorë këtë si justifikim për të vendosur tarifa shtesë ndaj Kinës, Kina patjetër do të marrë kundërmasa vendimtare”, tha Jiakun.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!