Një grua me tre persona të tjerë po akuzohen për një krim të tmerrshëm – ajo nxori foshnjën nga barku i një 19 vjeçareje të vrarë duke pretenduar se është nëna e saj!
Clarice Figuera, 46 vjeç, Desire Figuera (24) dhe Peter Bobaka (40) po akuzohen për vrasjen e 19-vjeçares Marlen Ochue-Uriostegi në Çikago, transmeton Reporteri.net.
Familja e vajzës së vrarë është e dëshpëruar dhe ata duan drejtësi për vajzën e tyre.

Policia tha se, pasi ajo e joshi vajzën shtatzënë në muajin e nëntë në shtëpinë e saj me disa rroba të lira fëmijësh, Figueras e mbyti atë me një kabllo dhe i nxori fëmijën nga stomaku.
Figueras më pas thirri një ambulancë duke pretenduar se sapo kishte lindur dhe foshnja ishte në gjendje të keqe, por testet e ADN-së vërtetuan se foshnja ishte në të vërtetë djali i vajzës së vrarë.
Vajza 19 vjeçare ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë kur më 23 prill u pa për herë të fundit. /Reporteri.net