Një shtetas spanjoll në karantinë në një spital ushtarak në Madrid, i cili është ndër personat e evakuuar nga një anije më herët këtë muaj, ka rezultuar pozitiv me hantavirus, njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë e Spanjës.
Ky është rasti i dytë pozitiv mes 14 shtetasve spanjollë që u evakuuan në ishullin spanjoll Tenerife nga anija luksoze MV Hondius, e cila kishte rreth 150 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi nga 23 vende, raporton Reuters, përcjell Reporteri.net.
Autoritetet bëjnë të ditur se rasti i ri është identifikuar gjatë procesit të monitorimit epidemiologjik, i cili u aktivizua pas zbulimit të parë të infeksionit në anije.
Pas konfirmimit të diagnozës, pacienti është transferuar në Njësinë e Izolimit të Nivelit të Lartë në spitalin e Madridit./Reporteri.net