×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Detajet

    Kryeministri norvegjez zbulon incidentin: Avioni i Zelenskyt për pak sa nuk u godit nga një dron

    Reporteri
    09 Shtator 2026 | 21:11

    Aeroplani me të cilin po udhëtonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për në Oslo, ku mori pjesë në ceremoninë e varrimit të mbretit të Norvegjisë, “për pak sa nuk u godit” nga një dron gjatë nisjes nga Moldavia të martën, tha të mërkurën kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, për transmetuesin publik NRK.

    “Aeroplani i tij për pak sa nuk u godit nga një dron teksa po nisej nga Moldavia. Ky është realiteti me të cilin përballet ai”, tha Store.

    Store nuk dha detaje të tjera për këtë incident.

    Të mërkurën, Zelensky mori pjesë në ceremoninë mortore të mbretit Harald V të Norvegjisë, duke marshuar pas arkivolit të tij së bashku me krerë të tjerë shtetesh në qendër të Oslos.

    Ndërkaq, pas ceremonisë së varrimit të mbretit të Norvegjisë, Zelensky u largua nga ky shtet dhe u nis drejt Kanadasë për bisedime me udhëheqësit atje, tha Store për NRK.

    Gjatë qëndrimit në Oslo, Zelensky u takua me kryeministrin Store, me ministrin norvegjez të Financave, Jens Stoltenberg dhe atë të Jashtëm, Espen Barth Eide me të cilët bisedoi për ndihmën ushtarake të Norvegjisë, përfshirë ndihmën për mbrojtjen ajrore dhe mbështetjen për civilët.

    Zelensky, vendi i të cilit përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia më 2022, vazhdimisht u kërkon shteteve aleate të Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore për t’iu kundërvënë sulmeve ruse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!