Kryeministri palestinez, Mohammad Mustafa ka folur për hapat që duhen ndërmarrë për rindërtimin e Gazës.
Ai tha se programi pesëvjeçar vlerësohet të kushtojë mbi 67 miliardë dollarë dhe do të përfshijë strehimin, shërbimet sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe qeverisjen.
Mustafa shtoi se partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë pritet ta mbështesin këtë proces, duke theksuar se Egjipti shpresohet të organizojë muajin e ardhshëm në Kajro një “konferencë për rindërtimin e Gazës”.
“Qeveria e Palestinës riafirmon se qeverisja efektive në Gaza është një shtyllë thelbësore për rimëkëmbjen dhe stabilitetin,” tha kryeministri palestinez.
/BBC/Reporteri.net/