Ushtria finlandeze tha se kishte marrë një paralajmërim paraprak se një sulm raketor iranian do të ndodhte në tri bazat me trupat amerikane në Irak.
Ushtarët finlandezë në bazën Irbil që ishte cak i sulmit, të njoftuar paraprakisht u strehuan dhe kështu përfunduan pa ndonjë lëndim.
Për këtë raporton gazeta finlandeze Ilta-Sanomat, duke mos dhënë detaje të tjera, transmeton Reporteri.net.
Kujtojmë se iranianët mbrëmë kanë sulmuar tri baza ajrore të Amerikës në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit, Qassem Soleimani, të premten e kaluar./Reporteri.net.