Elon Musk mohoi raportimet se po largohet nga  Departamenti i Efiçiencës në Administratën amerikane.

Miliarderi dhe pronari i Teslas përmes një postimi në X, ka thënë se lajmet për largimin e tij janë të pavërteta.

Shtëpia e Bardhë e ka quajtur “marrëzi” artikullin e publikuar  dje nga  “Politico”.

Reklamë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka shkruar në X se “ky lajm është i pavërtetë: presidenti dhe Elon Musk kanë thënë të dy publikisht se Elon do të largohet nga shërbimi publik si punonjës special i qeverisë sapo të përfundojë puna e tij” në departamentin për Efiçencën e qeverisë.

Musk është duke punuar si kreu i Departamentit të Efiçiencës Qeveritare (DOGE) ka marrë kritika rreth përpjekjeve për të zvogëluar qeverinë federale të SHBA-së, duke shpërbërë tërësisht agjenci dhe duke pushuar dhjetëra mijëra punonjës nga puna.

Reklamë

Raportimin për largimin e mundshëm të tij e bëri dje mediumi amerikan Politico. /Reporteri.net/

Politico: Musk së shpejti pritet të largohet nga administrata Trump

 

Reklamë