×
  • Lajme
  • Botë

    Lira turke bien në nivel rekord ndonjëherë, pas fitores së radhës së Erdoganit

    Reporteri
    30 Maj 2023 | 12:06

    Lira turke ka arritur një rekord të ulët pas fitores në zgjedhje të presidentit, Recep Tayyip Erdoğan, përcjell Reporteri.net.

    Lira ra kundrejt dollarit ndërsa Erdogan shpalli fitoren.

    Të hënën në mëngjes, banka amerikane e investimeve “Morgan Stanley” parashikoi se monedha turke do të bjerë më tej këtë vit, duke arritur në 26 apo edhe 28 për dollarë, më shpejt se sa ishte parashikuar më parë, shkruan “The Guardian“.

    Në të gjithë vendin, qytetarët u ankuan për një krizë të rëndë të kostos së jetesës, një krizë që Erdogan kohët e fundit u përpoq ta rregullonte përkohësisht duke ofruar gaz natyror falas për një muaj dhe duke rritur pagën minimale për herë të dytë pak para zgjedhjeve.

    Kur shpalli fitoren, Erdogan përsëriti premtimet për gaz natyror falas për mbështetësit e tij, duke u mburrur me pavarësinë ekonomike të Turqisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe duke përsëritur besimin e tij se ulja e normave të interesit do të reduktonte, në vend që të rriste, inflacionin.

    “Zgjidhja e problemeve të shkaktuara nga rritja e çmimeve për shkak të inflacionit dhe kompensimi i humbjeve të mirëqenies do të jenë pikat më urgjente në axhendën e ditëve në vijim”, tha ai, duke shtuar: “Nuk e kemi të vështirë t’i zgjidhim këto probleme”.

    Erdogan doli triumfues pas një fitoreje ndaj rivalit të tij, Kemal Kılıçdaroğlu, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për të mposhtur kreun e opozitës me 52.16% të votave ndaj 47.84% të Kılıçdaroğlu. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!