×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Maduro kërkon shfajësim nga akuzat për trafik droge

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 17:23

    Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, i kanë kërkuar një gjykate federale në Manhatan të rrëzojë aktakuzën ndaj tyre për trafik droge.

    Avokatët e Maduros pretendojnë se gjykata amerikane është e detyruar me ligj ta hedhë poshtë aktakuzën, pasi bëhet fjalë për një drejtues të huaj që, në momentin kur u ngritën akuzat, njihej nga vendi i tij si kreu në detyrë i shtetit.

    “Nuk ka pasur asnjë gjykatë amerikane që të ketë zhvilluar një proces penal ndaj një lideri të huaj, i cili në kohën e ngritjes së akuzave njihej nga shteti i tij si kreu në detyrë”, shkruajnë avokatët.

    Tashmë pritet vendimi i gjykatës federale në Manhatan, ndërsa kërkesa e mbrojtjes hap një tjetër betejë ligjore për ish-presidentin venezuelian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!