×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Itali

    Meloni ia kalon edhe Berlusconit, Qeveria e saj më jetëgjata në historinë e Italisë

    Reporteri
    04 Shtator 2026 | 11:21

    Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni të premten është bërë qeveria më jetëgjatë që nga themelimi i Republikës së Italisë, 80 vjet më parë.

    Qeveria e krahut të djathtë, e cila konsiderohet më e djathta që ka qeverisur Italinë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka qëndruar në pushtet për 1,413 ditë.

    Kjo është një ditë më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur nga ish-kryeministri dhe manjati i medias Silvio Berlusconi.

    Megjithatë, Berlusconi mbetet kryeministri që ka shërbyer më gjatë në total, me rreth nëntë vjet në detyrë, por gjatë qeverive të ndryshme.

    Që nga krijimi i Republikës pas përfundimit të luftës, Italia ka pasur 68 qeveri, me një kohëzgjatje mesatare prej rreth 13 muajsh për secilën qeveri, shkruan DW.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!