Një video e rëndë tregon se si një vajze të vogël në Kinë, dora i mbetet e bllokuar tek shkallët lëvizëse në një qendër tregtare.
Videoja, e shkrepur në qytetin Hanchuan në Provincën Hubei tregon pesë vjeçaren duke hipur në shkallët lëvizëse deri në katin tjetër me nënën e saj, transmeton Reporteri.net.
Në momentin kur arrin poshtë, nga pakujdesia e nënës, vajza e vogël dhe kurioze fut dorën tek shkallët lëvizëse, ku edhe i mbetet e bllokuar.
Vajza e gjorë shtrihet e pashpresë në dysheme pasi krahu i saj mbetet i bllokuar brenda shkallës lëvizëse.
Një burrë mund të shihet duke mbajtur telefonin e tij para vajzës së tmerruar, që t’ia largojë sadopak mendjen nga dhimbja që po përjetonte.
Pas 10 minutash arritën zjarrfikësit duke shpëtuar vajzën. /Reporteri.net