Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë goditur disa rajone të Greqisë Veriperëndimore dhe Korfuzin duke shkaktuar probleme të shumta.
E vështirë, situata është veçanërisht veriperëndim të ishullit të Korfuzit ku rëshqitjet e tokës shkatërruan një ndërtesë dykatëshe të braktisur, mbetjet e së cilës mbuluan disa automjete të parkuar.
Edhe në Thesproti dhe Janinë, lumenjtë janë dalë nga shtrati, duke përmbytur toka bujqësore dhe rrugë.
Reshjet e dendura shkaktuan vërshime ujërash edhe në Budva në Malin e Zi, që i shndërruan rrugët në lumenj të furishëm.
E teksa juglindja e Evropës po përballet me stuhi shirash, në veri prej pak ditësh, reshjet e dëborës po bien me intensitet të lartë.
Qindra shkolla u mbyllën në Mbreterinë e Bashkuar, ku po ashtu në disa zona është raportuar për mungesë të energjisë elektrike. Akulli dhe dëbora Rrugët me akull kanë vështirësuar lëvizjet e njerëzve dhe automjeteve.