Një imazh po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ukrainase, një foto me ngjyra e bërë së fundmi në një lagje veriore të Kievit, ku tregtarë dhe blerës nuk i ndalin pazaret, ndërsa në sfond ngrihet një kolonë tymi nga një shpërthim rakete.

Nën foton ukrainase shkruhet “Bombat nuk mund ta ndalin tregun.”

Ai kontrast i fortë përmbledh shpirtin e rezistencës që shumë ukrainas përshkruajnë, por nuk e fsheh frikën. Pas një nate tjetër me sulme ajrore dhe dronësh, në Kiev ndodhën viktima e të plagosur, ndërsa tregtarët dhe blerësit përshkruajnë dridhjen e shtëpive, tmerrin dhe shpresën njëkohësisht.

Reklamë

Megjithatë, pyetja kyçe për Ukrainën sot nuk është vetëm si të qëndrosh “ballë për ballë” por si t’i japësh fund luftës. kjo e çon skenën politike ndërkombëtare drejt një termi tjetër të ngarkuar historikisht “appeasement”, ose në shqip ‘qetësim’, që do të mund të përkthej ndryshe si dorëzimi ndaj agresorit për të shmangur përshkallëzimin, raporton BBC.

Një fazë e re e luftës

Që nga nisja e pushtimit të plotë, lufta ka hyrë në një fazë të re, përballje e ‘ngulfatur’ ushtarake në vijën e frontit dhe një përshkallëzim në sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase, shpesh larg vijave të betejës.

Raketa balistike, dronë me ngarkesë shpërthyese dhe bombe glide godasin stacione hekurudhore, trena të pasagjerëve, infrastrukturë energjetike dhe lagje banimi. Sipas të dhënave të OKB-së, thuajse 2 mijë civilë janë vrarë vetëm gjatë këtij viti, duke e çuar numrin total mbi 14 mijë që nga fillimi i luftës.

Kostoja ekonomike dhe ushtarake e këtij ndryshimi taktik është e lartë, sistemet e mbrojtjes ajrore, të domosdoshme për të mbrojtur qytetet, janë shumë më të shtrenjta se “valët” e dronëve dhe mjeteve të tjera të përdorura nga Rusia për të kufizuar efektin e tyre.

Reklamë

Debati diplomatik

Përplasja ideologjike u intensifikua kur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi në Uashington dhe pati takimin e pritshëm me Presidentin amerikan Donald Trump. Ndërsa Zelensky priste sinjale të qarta për një qasje më të fortë ndaj Rusisë, Trump la përshtypjen se preferon negociata dhe kufizime taktike, duke e ribërë diskutimin mbi “a do të negociojmë përgjatë vijës aktuale të frontit?”

Trump paralajmëroi kundër rrezikut të përshkallëzimit dhe refuzoi të autorizojë përdorimin e raketave me gamë të largët Tomahawk për Ukrainën, frikë që një përgjigje ruse mund të ishte “serioze, nëse jo tronditëse.” Pas një bisede telefonike mes Trump dhe Putinit, një samit i sugjeruar mes tyre u pezullua dhe reagimi i ShBA-ve përfshiu sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha naftë të Rusisë, një sinjal i mundshëm i padurimit, por me efekt të kufizuar ekonomik.

Zelensky solli në takime me liderët e BE-së dhe në Londër kërkesa për armë më të gjata dhe përdorim të aseteve të ngrira ruse për të financuar qëndrimin e luftës. Deri tani u dakordësuan paketa sanksionesh dhe hapa për financim, por pa një marrëveshje përfundimtare që të ndryshojë rrjedhën e konflikteve.

Reklamë

Në Downing Street, kryeministri britanik premtoi përpjekje bashkë me partnerët evropianë për të ofruar armë me rreze më të madhe që të mund të goditen objektivat në territorin rus, një qasje e kundërt me idenë e negociatave përgjatë frontit.

Mësimet e së shkuarës

Kthimi i fjalës “appeasement” ngre kujtime të dhimbshme të vitit 1930 dhe politikave që përfunduan me katastrofë. Megjithatë, historia nxjerr edhe nuanca, Neville Chamberlain, figura më e lidhur me appeasement-in, kishte mbështetje të konsiderueshme në SHBA të asaj kohe, ku frika e një lufte të re botërore dominonte vendimmarrjen.

Sot, frika e përshkallëzimit, veçanërisht me një fuqi bërthamore në lojë, është reale dhe e rëndësishme për t’u marrë parasysh. Por ata që jetojnë çdo ditë nën sulme thonë se rruga e tërheqjes ose kompromisit do të sinjalizonte dobësi dhe do të inkurajonte agresionin më tej.

Reklamë

“Rusia pushon vetëm kur lahet me gjakun e vet”, citon BBC një profesor nga Kievi, një formulim i ashpër që pasqyron vrullin për rezistencë dhe besimin se vetëm përgjigjja ushtarake e fortë mund të ndalë zgjerimin e agresionit.

Kështu, rritja e bombardimeve mbi qytetet ukrainase po shtyn diskutimin ndërkombëtar drejt dilemave të mëdha, sa larg duhet të shkojë mbështetja ushtarake për të frenuar agresionin, dhe kur, nëse ndodh ndonjëherë, duhet të negociohet për të shmangur përshkallëzimin? A është “appeasement” një mësim i kaluar që duhet shmangur për çdo çmim, apo një kurs i matur që mbron nga një konflikt më i madh?

Për njerëzit në rrugët e Kievit dhe tregjet e tij, përgjigja është e qartë që bindja se forca ndalon agresionin, mbetet e fortë.