Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nënshkroi të hënën në Egjpit planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, krahas negociatorëve nga Egjipti, Katari dhe Turqia.

Një fotografi e kapur nga një fotograf në dhomë ofron një vështrim të shkurtër se çka përmban marrëveshja, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

Gjysma e sipërme e faqes përfshin disa synime dhe angazhime.

Reklamë

“Ne kërkojmë tolerancë, dinjitet dhe mundësi të barabarta për çdo person, duke siguruar që ky rajon të jetë një vend ku të gjithë mund të ndjekin aspiratat e tyre në paqe, siguri dhe begati ekonomike, pavarësisht racës, fesë apo etnisë,” lexohet në paragrafin e parë të faqes së fundit.

Gjysma e poshtme e faqes përfshin nënshkrimet dhe titujt e liderëve rajonalë dhe ndërmjetësuesve të marrëveshjes së armëpushimit nga SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia./Reporteri.net