Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se Hezbollah do të paguajë “një çmim shumë të rëndë” pasi katër ushtarë u vranë nga një mjet shpërthyes gjatë natës, ndërsa përleshjet me grupin militant libanez u përshkallëzuan, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
“Pas sulmit kriminal të Hezbollahut, i cili përbën një shkelje të hapur të armëpushimit, unë urdhërova mbrëmë forcat e mbrojtjes së Izraelit të godasin Hezbollahun me forcë”, tha Netanyahu në një deklaratë të premten.
“Udhëzimi im është i qartë: Izraeli nuk do të tolerojë sulme ndaj ushtarëve tanë apo ndaj territorit tonë dhe do t’i imponojë Hezbollahut një çmim shumë të rëndë për sulme të tilla”, ka thënë Netanyahu.
Katër ushtarët e vrarë në jug të Libanit janë viktimat e para izraelite që nga nënshkrimi i një marrëveshjeje armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit këtë javë. Izraeli u kundërpërgjigj me një bombardim të rëndë në jug të Libanit, duke vrarë të paktën 21 persona të premten.
Kryeministri izraelit përsëriti se trupat do të “qëndrojnë në zonën e sigurisë në jug të Libanit për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur komunitetet në veri të Izraelit.”/Reporteri.net