Marcel Ochoa Lopez, 19 vjeç, u gjet e vdekur në një shtëpi në Çikago pas tre javësh kërkimesh.
Ajo u gjet në gjendje të tmerrshme dhe sipas autoriteteve vrasësi ende i panjohur i preu stomakun dhe i nxori fëmijën, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Vajza 19 vjeçare ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë kur më 23 prill u pa për herë të fundit.
“Ne mendojmë se ajo u vra dhe se fëmija pas vdekjes së iu hoq nga trupi i saj”, tha Anthony Guglielmi, zyrtar policor në Çikago. Deri më tani katër persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në vrasje.
Përndryshe, në të njëjtën ditë kur vajza u raportua si e zhdukur, zjarrfikësit morën një thirrje për një fëmijë të sapolindur në gjendje të rëndë nga e njëjta adresë ku u gjet vajza.
“E morëm fëmijën në spital, së bashku me një person që pretendonte të ishte nëna e tij”, tha Lari Langford, zjarrfikës nga Çikago duke mos thënë më shumë detaje të tjera. /Reporteri.net