Një gjykatë federale në Virxhinia ka ngritur padi ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, për dy akuza që lidhen me dëshminë e tij para Kongresit.
Comey, një objektiv i kritikave të ish-Presidentit Donald Trump për një kohë të gjatë , u akuzua se i kishte gënjyer Kongresit në shtator 2020 kur dëshmoi nëse kishte lejuar që informacioni i klasifikuar të rrjedhë në media.
Në reagimin e tij të parë ndaj aktakuzës, Comey deklaroi pafajësinë e tij dhe shtoi se kishte “besim të plotë në sistemin amerikan të drejtësisë”.
Padia vjen vetëm disa ditë pasi Trump i bëri thirrje Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi të hetojë më agresivisht kundërshtarët e tij politikë, përfshirë Comeyn. Hetimi po drejtohet nga Lindsey Halligan , Prokurorja e SHBA-së për Distriktin Lindor të Virxhinias, e cila më parë shërbeu si avokate personale e Trump.
Paraqitja e parë gjyqësore e Comeyt, ku akuzat do t’i lexohen zyrtarisht, është planifikuar për 9 tetor në orën 10:00 të mëngjesit në Aleksandri të Virxhinias, raportoi CBS.
Prokurori i Përgjithshëm Bondi tha se aktakuza “pasqyron angazhimin e Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur penalisht këdo që abuzon me pushtetin dhe mashtron publikun amerikan”.
Comey u akuzua për dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë. Ministria e Drejtësisë kërkoi që kundër tij të ngriheshin tre akuza të aktakuzës, por trupi gjykues konsideroi se kishte prova vetëm për dy prej tyre.
Kështu, ai u bë ish-drejtori i parë i FBI-së që u akuzua penalisht. Nëse dënohet, ai përballet me deri në pesë vjet burg. Avokati i tij, Patrick Fitzgerald, tha në një deklaratë: “Jim Comey i mohon plotësisht të gjitha akuzat e bëra sot. Ne presim me padurim të provojmë pafajësinë e tij në gjykatë.”
Në një video-adresim, Comey tha: “Unë dhe familja ime e dimë prej vitesh se ka një çmim për të paguar kur i kundërvihesh Donald Trump. Ne nuk do të jetojmë në gjunjë, dhe as ju nuk duhet të jetoni. Unë jam i pafajshëm. Pra, le të ketë një gjyq.”/Reporteri.net/
“Let’s have a trial.”
A defiant Comey says he is heartbroken for the (corrupted) DOJ, but is innocent and has faith in the federal judicial system. pic.twitter.com/DVXbO7ZMEp
— Kaivan Shroff (@KaivanShroff) September 26, 2025
Reklamë