Pas mosmarrëveshjeve që kishin pasur një 48-vjeçar nga San Diego i SHBA-ve kishte sulmuar me hanxhar një person.
I dyshuari Vaughn Denham pasi u evidentua nga policia, filloi të ecte në drejtim të agjentit duke bëritur “Trump është djalli”.
Gjithashtu zyrtari policor Corey Pitts i ishte përgjigjur telefonatës për incidentin e ndodhur më 8 gusht të vitit 2017, dhe kur u mundua të ndërhyjë, Denham i doli përpara veturës së policisë dhe lloi ta godiste me zinxhirë.
Sikurse duket edhe në video polici reagoi në vetëmbrojtje duke shkrepur armën në drejtim të tij.
Si pasojë e plagëve të marra nga dy plumbat e shkrepur nga Pitts, i dyshuari ka ndërruar jetë në spital, kurse raporti i mjekëve ligjor ka treguar se viktima kishte përdorur kanabis, metafetaminë dhe lëndë tjera narkotike.