Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Francë, duke bërë një deklaratë të ashpër për migrimin dhe rolin e Islamit në shoqërinë franceze.

“Ajo që po ndodh në Francë nuk është asgjë më pak se migrim masiv, krejtësisht jashtë kontrollit. Kjo nuk ka të bëjë me shkollat, por me Islamin që dëshiron të marrë nën kontroll një shtet që dikur ishte i madh!”, ka shkruar Trump.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur Franca po përballet me protesta dhe tensione të lidhura me sistemin arsimor, ndërsa në disa zona janë raportuar bllokime të shkollave dhe protesta të nxënësve e studentëve.

Reklamë

Protestuesit kanë ngritur shqetësime për mungesën e mësuesve, mbipopullimin e klasave, gjendjen e objekteve shkollore dhe mungesën e burimeve në sistemin arsimor.

Trump, megjithatë, e ka lidhur situatën me migrimin dhe Islamin, duke e paraqitur atë si pjesë të një problemi më të gjerë për Francën.

Ndryshe, sot qeveria franceze ka pezulluar mësimin në shkolla deri ditën e hënë.