Estonia është vendi i vetëm në botë në të cilin të gjithë votuesit kanë të drejtë që përmes internetit të votojnë në zgjedhjet që mbahen në vend.
Rreth 80,000 estonezë tashmë e kanë bërë këtë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, transmeton Reporteri.net.
Votimi në internet, apo e-votimi, është aktivizuar që nga viti 2005 në vendin, ku përqindja e votuesve që përdorin internetin për votim rritet në çdo zgjedhje që mbahen. Kështu në zgjedhjet e tyre kombëtare në mars, numri i tyre tejkaloi 44 përqind.
Ndër estonezët e parë që votuan për zgjedhjet që po mbahen në Parlamentin Evropian ishte Linda Lainvo (32), e cila votën e saj e dha nga kafeneja para se të shkonte në punë, shkruan AP.