Shtrëngata jashtëzakonisht e fuqishme dhe e frikshme që goditi mbrëmë Ulqinin shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar makinat dhe duke rrëzuar drunjtë.
Ishte një sistem shumë i fuqishëm stuhish që arriti në Ulqin dhe Shqipëri që nga Dalmacia e Kroacisë, përmes Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Kaos i vërtetë u shkaktua edhe në plazhe, ku çdo gjë mbeti e përmbysur, shkruan Reporteri.net.
Nëpër rrjete sociale janë publikuar video e fotografi të ndryshme të cilat përshkruajnë më së miri gjendjen atje.
Meteorologët kanë njoftuar se mot i ngjashëm do të mbajë edhe dy ditët në vijim, derisa temperaturat e larta pritet të kthehen përsëri. /Reporteri.net
Shikoni pamjet nga plazhet e Ulqinit:

