Forcat e armatosura të Iranit paralajmëruan të premten se “vendet turistike, zonat rekreative dhe qendrat e pushimeve” në mbarë botën nuk janë më të sigurta për armiqtë e tyre, duke iu referuar zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Në një postim të publikuar nga agjencia e lajmeve e lidhur me shtetin, Tasnim, zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Brigadier Gjeneral Abolfazl Shekarchi, tha se, ndryshe nga zyrtarët iranianë që jetojnë mes popullit, zyrtarët izraelitë dhe amerikanë kanë “futur veten nën tokë dhe në strehimore ose përdorin civilët si mburoja njerëzore.”
“Koha nuk është larg kur do t’ju tërheqim nga vendet tuaja të fshehura dhe strehimet me poshtërim dhe turp dhe do t’ju bëjmë të përballeni me pasojat e veprimeve tuaja”, citohet të ketë thënë ai.
“Nga tani e tutje, bazuar në informacionin që posedojmë për ju, edhe vendet turistike, zonat rekreative dhe qendrat e pushimeve në mbarë botën nuk do të jenë të sigurta për ju” shtoi ai./Reporteri.net