Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se shefi i tij i kabinetit, Andriy Yermak, ka dhënë dorëheqjen.
Zelenskiy deklaroi në një video të postuar në Telegram se, të shtunën do të zhvillojë konsultime me kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Yermakun. Presidenti nuk shpjegoi arsyet e vendimit të shefit të tij të kabinetit.
Dorëheqja vjen pasi më herët gjatë kësaj të premteje, 28 nëntor, hetuesit kundër korrupsionit ushtruar kontrolle në shtëpinë e Yermak. Ndërsa autoritetet nuk e shpjeguan bastisjen, ajo pasoi lajmet për një hetim të zgjeruar që përfshin disa ministra dhe një nga ish-partnerët e biznesit të Zelenskiyt.
Yermak tha se po bashkëpunon plotësisht me hetimin.
Yermak ka luajtur një rol kyç në përgjigjen e Ukrainës ndaj luftës së plotë me Rusinë dhe është negociatori kryesor i Kievit në bisedimet e paqes me SHBA-të.
Kontrollet vijnë në një moment të ndjeshëm, pasi sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, pritet të arrijë në Kiev deri në fund të kësaj jave, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po avancon një draft-plan paqeje. Zyrtarë amerikanë do të udhëtojnë gjithashtu në Moskë javën e ardhshme.