Ka disa javë që zjarret në Amazona kanë tërhequr vëmendjen e botës.
Krahasuar me një vit më parë numri i vatrave të zjarrit është rritur me 82%. Vetëm në gusht janë llogaritur 26.000 vatra zjarri.
Paulo Brando, ekspert i Institutit të pavarur brazilian për Studimin e Mjedisit në rajonin e Amazonës, IPAM thotë se nuk e dinë sa vatra zjarri nga arat do të kalojnë në pyje.
“Momentalisht pamjet e satelitëve të tregojnë vetëm ekzistencën e zjarreve”, ka deklaruar ai.