Në disa vende në Serbi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të cilat kanë sjelllë deri te përmbytjet.
Siç raporton Blic, në Kralevë lumenjtë kanë dalur nga shtrati dhe uji ka hyrë në shumë shtëpi, transmeton Reporteri.net.
#Kraljevo #poplave2019 #srbija pic.twitter.com/MvkOiXNEH2
— Dušan Đurović (@dusandju) June 3, 2019
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Kniq, si dhe në pothuajse të gjitha fshatrat në atë pjesë.
Përveç kësaj, Forcat e Armatosura Serbe janë shprehur të gatshme që me ftesë të Shtabit të Krizave të angazhojnë të gjithë makinat dhe personelin në dispozicion për të ndihmuar banorët në zonat e përmbytura.
https://twitter.com/_xylophile_/status/1135440745677164544

Përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur edhe në vendet tjera të rajonit. Reporteri.net