×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Përshkallëzohen tensionet SHBA-Kanada

    Reporteri
    24 Gusht 2026 | 21:49

    Përshkallëzohen tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

    Presidenti Donald Trump njoftoi se nga 1 janari 2027 do të rriten me 50 për qind tarifat për makinat, kamionët, pjesët e automjeteve dhe çelikun.

    “Kanadaja na ka shfrytëzuar për vite me radhë. Nga 1 janari 2027, tarifat për të gjitha makinat, kamionët, pjesët e automjeteve dhe çelikun do të rriten në 50%. Ndërtoni në Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të ketë fare tarifa.”

    Trump e ashpërsoi gjuhën duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për Kanadanë dhe se është pikërisht ky vend, që ka nevojë për tregun amerikan.

    Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi negociatat tregtare mes dy vendeve u ndërprenë pa një marrëveshje. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e bisedimeve.

    Ndërkohë, Kanadaja ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet Uashingtonit duke vendosur tarifa për disa produkte amerikane, që pritet të hyjnë në fuqi më 8 shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!