Shkrimtari kontravers austriak dhe mohuesi i gjenocidit në Srebrenicë është shpallur person i padëshirueshëm në Sarajevë, transmeton Reporteri.net.
Këtë vendim të iniciuar nga përfaqësuesit e partisë SDA, e votuan unanimisht të gjithë përfaqësuesit në Kuvendin Komunal të kantonit të Sarajevës, në mbledhjen e sotme në të cilën u kundërshtua ndarja e çmimit Nobel për mohuesin e gjenocidit, shkrimtarin austriak Peter Handke.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme nën valën e protestave, u zhvillua në Stokoholm ceremonia zyrtare e ndarjes çmimit Nobel për letërsinë për Peter Handken.
Kujtojmë se Kosova, Shqipëria, Bosnja Maqedonia dhe Turqia janë disa nga vendet që kanë bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel, për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili është kritikuar për mbështetjen që i ka dhënë politikave gjenocidale të presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve 90’të. /Reporteri.net