Nëse largoheni pa u takuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, sinqerisht, kjo është një mundësi e humbur”, tha Presidenti Francez Emanuel Macron kur ai dhe Kryeministri britanik, Boris Johnson u takuan me Presidentin iranian Hassan Rohani në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Reporteri.net.
“Ju nuk do të ktheheni këtu në muajt e ardhshëm, përveç nëse nuk keni ndonjë projekt për të cilin unë nuk e di, dhe Presidenti Trump nuk do të shkojë në Teheran”, vazhdoi Macron teksa presidenti iranian po qeshte sikur po dëgjonte shakatë më të mira.
Dhe më pas Johnson u hodh në sulm.
“Duhet të jeni në buzë të pishinës dhe të hidheni në të njëjtën kohë”, mençuroi Johnoson teksa presidenti iranian nuk e ndalte të qeshurën. /Reporteri.net
https://twitter.com/RT_com/status/1177500624595742724