Prezantuesi i famshëm televiziv, Philip Schofield, e ka pranuar se është homoseksual.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke deklaruar se orientimi i tij seksual është bërë një “çështje” në kokën e tij.


Në postimin e tij ai ka shkruar se me forcën dhe ndihmën që i kanë dhënë bashkëshortja dhe vajzat e tij, ka ardhur në përfundim se duhet ta pranojë tek publiku se është homoseksual– transmeton gazeta online Reporteri.net.

Pak minuta pas këtij publikimi ai është paraqitur në programin e mëngjesit të së premtes në ITV, me ç’rast është intervistuar nga kolegja e tij, Holly Willoughby.

Reklamë

Gjatë intervistës ai ka treguar se është inspiruar nga mysafirët e guximshëm që kanë qenë pjesë e emisionit.
“I kam parë ata dhe kam menduar, unë duhet të jem ai person”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se asnjëherë përgjatë 27 vitesh, nuk ka mbajtur sekrete me gruan e tij, Stephanie Lowe.
Në këtë mënyrë ata e kanë kaluar së bashku këtë situatë me të cilën është përballur Schofield gjatë gjithë kësaj kohe.

“Unë nuk mund ta përshkruaj si ndihem për këtë grua. Ajo është e mrekullueshme. Me një fjalë ajo është mahnitëse”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu tregon edhe për mënyrën se si u ka treguar vajzave të tij, duke thënë se nuk ishte e lehtë, por ato janë të mrekullueshme me gjithë dashurinë dhe përkrahjen e tyre.

“Jam ulur bashkë me to duke u treguar gjithçka. Pasi ato dëgjuan rrëfimin tim, kërcyen lart dhe më dhanë një përqafim të gjatë. Ato përqafuan edhe nënën e tyre Stephanie dhe thanë se gjithçka është në rregull. Do të jemi mirë. Ne gjithmonë do jemi një familje.” – ka thënë ai.

Reklamë

Ai më tej ka thënë se është i ndërgjegjshëm për lëndimin, dhimbjen dhe pikëllimin që ndoshta u ka shkaktuar familjes së tij, por nuk ndihet fajtor, ai është krenar me vetën e tij.

Kolegja e tij, Willoughby, e ka mbështetur atë në Instagram, duke thënë se nuk ka qenë asnjëherë më krenare me të.

Philip Schofield me familjen e tij:

/Reporteri/

Reklamë