×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Prokurorët kërkojnë 7 vite burg për Sarkozy

    Reporteri
    13 Maj 2026 | 20:24

    Prokurorët në Francë kanë kërkuar në Gjykatën e Apelit që ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy të dpnphet me shtatë vite burg për çështjen “Gadafi”. Sarkozy kërkon pafajësi dhe zhbërjen e dënimit të tij me burg, ndërsa vendimi nga Apeli do të jepet në nëntor.

    71-vjeçari u dënua shtatorin e kaluar me 5 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Paris, për bashkëpunim kriminal me ish-diktatorin libian gjatë fushatës presidenciale të vitit 2007.

    Megjithatë, ish-presidenti bëri vetëm 20 ditë burg dhe u bë i pari kryetar shteti i Francës që vuan dënimin me burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!